DISKUTIM PËRMBYLLËS PËR MASTËR PLANIN E QËNDRËS SË KORÇËS
Shkruar nga Laura Furxhi
E Hene, 30 Gusht 2010 14:47
-Në Kinema “Millenium”Bashkia e Korçës,organizoi:- Diskutiminpërmbyllës për MasterPlanin e Qëndrës sëKorçës. Merrnin pjesë,anëtarë të Këshillitbashkiak, të KRT, arqitektë,urbanistë, inxhinierendërtimi, studentëtë arqitektures, përfaqësues,të grupeve tëinteresit, qytetarë korçarë,e të tjerë. Merrtepjesë dhe Kryetari ibashkisëZ.NIKO PELESHI.Moderatorja e debatitZnj.Benilda Tërovapërshëndeti të pranishmitdhe tregoi qëllimin ekëtij debati përmbyllës. Ajoja dha fjalën Zv. Kryetarittë bashkisë Z.Sotiraq Filo,i cili tregoi ecurinë e procedurëssë zhvilluar dhe hapatqë ka ndjekur diskutimi mbiqëndrën e qytetit e deri sakemi arritur në këtë diskutimpërmbyllës. Nëmesin e vitit të kaluar thaai, Bashkia hartoi dokumentetpërkatëse strategjikepër zhvillimin arqitekturordhe urban dhe planinrregullues, e tjera. Uzhvillua një konkurs ndërkombëtarnga bashkiaKorçë ku morën pjesë 12studio shqiptare dhe tëhuaja, nga të cilat dolën 4studio fituese. Në korrik tëvitit të kaluar kanë prezantuarpara një juriendërkombëtare Projektidetë e tyre për zhvillimin eqëndrës së qytetit tëKorçës. Nga juria ndërkombëtareu shpall fitueseStudioja gjermane“BOLLES WILSON”. Ubënë diskutime me grupete intersit, me arqitekte,urbanistë, inxhinierë ndërtimi,me qytetarë, në KRTe qytetit dhe në Këshillinbashkiak e të tjerë.ku umorën vërejtjet epropozimet, të cilatmbasi u klasifikuan judhanë studios gjermanepër reflektim-Mbas Z.Filo, e merrfjalën Z.PETER WILSONpërfaqsues i studiosgjermane “BOLLESWILSON” fituese ekonkursit ndërkombëtarpër Projekt idenë më tëmirë, i cili prezantoistudion e tij, aktivitetin epunën jo vetëm nëGjemani por dhe nëJaponi, Australi, duke eilustruar me qytetin ePeruxhios ne Itali.Mbasandaj Z. Wilsonshpjegon teknikishtMaster Planin e qëndrëssë qytetit të Korçës,sipas zonave të shoqëruarme figuracioninpërkatës dhe vleratpozitive që percjellin atombas realizimit tëProjektit Mbas prezantimittë Master Planit tëqëndrës së qytetit ngaZ.Wilson, e morën fjalën,duke bërë pyetje, diskutimedhe propozime konkretepjesëmarrësit nëdebatin publik–SotiraqStratobërda–Zelie Feci-Roland Demko-VasilKapurani-Niko Faberi-Anesti Dhimitri, e të tjerë,të cilët përveç të tjeravengritën problemin e ndërtimevetë parashikuaratek Katedralia-sheshipara Hotel Grand dheBehar Kocibelli-tek lulishtjadhe sheshi i kambistëve--para MAPO-s-tekRaiffeisen Bank e tëtjera, të cilat Z.Wilson imbajti shënim dhe dhashpjegime për secilinshqetësim të ngritur. MasterPlani i qëndrës sëqytetit do të kalojë përdiskutim e miratim nëKRT E Bashkisë –Korçëdhe në KRT e Shqipërisë.
Mihallaq Andrea - Bilbil i Kenges Korcare, nderrohet me titullin "Personalitet i shquar i Qarku"
Shkruar nga Administrator
E Enjte, 29 Korrik 2010 16:15
Në sallën e Këshillit të Qarkut Korçë u zhvillua ceremonia e dhënies së Titullit “Personalitet i Shquar i Qarkut” z. Mihallaq ANDREA, kantautor i njohur i Serenatës korçare. Në këtë ceremoni morën pjesë qytetarë korçarë, adhurues të muzikës, miq e dashamirës personalitete të letërsisë, arteve e kulturës, drejtues të pushtetit vendor, etj. Fjalën e hapjes e mbajti Z. Pëllumb BEQIRI, Sekretar i Këshillit të Qarkut, i cili pasi i njohu të pranishmit me qëllimin e organizimit të këtij aktiviteti, vlerësoi kontributin e vyer të z. Mihallaq Andrea në kultivimin dhe çuarjen përpara të traditave qytetare korçare në fushën e muzikës dhe veçanërisht të "Serenatës korçare". Pastaj, Kryetari i Këshillit të Qarkut Z. Ilia MILO ja dorëzoi Dekoratën e Titullit “ Personalitet i Shquar i Qarkut “ kantautorit të njohur të Serenatës Mihallaq Andrea, mes duartrokitjeve të pjesmarrësve me kete motivacion: Artist i përmasave të mëdha, i cili edhe pse regjimi komunist e persekutoi u bë simbol i luftës për mbijetesë. Pasioni i fshehur për letërsinë bëri që me stilistikën e tij ai të tregoje jetën e tij dhe triumfin mbi të keqen. Me interpretimin dhe aktivitetin e tij artistik ai ka prekur zemrat e të gjithë artdashesve që me të drejtë e kanë quajtur ikonë të “Serenatës Korçare” Mbresa dhe kujtime nga jeta dhe veprimtaria e z. Mihallaq Andrea sollën Fatos Bitincka dhe Ylber Merdani, të cilët përçuan emocione të ndjera tek të pranishmit. Këngëtari Mihallaq Andrea shprehu mirënjohjen për këtë vlerësim të lartë, duke kënaqur miqtë dhe adhuruesit e tij me këngët më të mira të repertorit, të cilat kanë brenda dashurinë e madhe të autorit për Korçën dhe njerëzit e saj. Në fund të pranishmit vazhduan bisedat me kantautorin dhe kujtimet e kohës së shkuar, në një "koktej", përgatitur me këtë rast.
Modifikuar per here te fundit ( E Enjte, 29 Korrik 2010 16:21 )
LIRIM DHE EMËRIM NË DETYRË
Shkruar nga Vehbi Furxhi
E Diele, 07 Shkurt 2010 13:34
-Në sallën e madhe të Këshillit të Qarkut Korçë, me pjesëmarjen e përfaqësuesve të njësive vendore të Qarkut Korçë-drejtues të institucioneve dhe ndërmarjeve shtetërore, medias së shkruar rajonale dhe RTV lokale, u zhvillua një mbledhje pune:”Lirim dhe emërim në detyrë”. -Merrnin pjesë gjithashtu:- deputeti dhe Ministri i financave Z.Ridvan Bode-deputetët:-Gjergji Papa, Ledina Aliholli, Edmond Spaho, Kryetari i Këshillit të Qarkut Z.Ilia Milo-të deleguarit e Ministrisë së Brendshme Z.Ferdinant Pone (Zv/Ministër i Brendshëm), Zj.Mimoza Asekiu (Drejtore e Prefekturave në Ministrinë e Brendshme), etj.
Program Festiv 2010 TË JETOJMË TË BASHKUAR NË PAQE DHE MIRËSI
Shkruar nga Administrator
E Diele, 02 Maj 2010 12:07
-Mbas Tiranës, Programi Festiv 2010: -PROFETI MUHAMED (Paqja qoftë mbi të) “Krenaria e Njerëzimit” dhe KUR ANI “Mesazhi Hyjnor’, mbriti në qytetin tonë ditën e shtunë, 24 prill 2010. Një veprimtari, kjo me rastin e majit të lindjes të Profetit Muhamed organizuar nga Fondacioni “SEMA”, që përfaqëson institucionet Arsimore dhe Kulturore në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman në Shqipëri. Në sallën e Koncerteve të Medresesë “KORCA” u dha një program festiv PROFETI MUHAMED (a..s.) PROFETI I MËSHIRËS, një bashkëpunim i Medresesë “Korça” në Korçë. Të pranishmit ishin prindër dhe qytetarë nga Korça, intelektualë, njerëz të kulturës, artit dhe letërsisë, përfaqësues të komuniteteve fetare ortodokse, katolik, bektashian dhe musliman, përfaqësues të pushtett vendor - Z.Ilo Milo, Kryetarit i Këshillit të Qarkut, Deputeti i zonës Z.Robert Papa, Sekretar i Përgjithshëm i Prefe-kturës Z.Bujar Vila, etj. Të binte në sy pjesëmarrja e shumtë, në veçanti e nënave korçare.
U MBLODH SHTABI I EMERGJENCËS PRANË INSTITUCIONIT TË PREFEKTIT
Shkruar nga Laura Furxhi
E Premte, 15 Janar 2010 10:22
U mblodh shtabi i emergjencës për situatën në rajonin e Korçës nën drejtimin e Prefektit të Qarkut Korcë Z.Koço Bello. -Mernin pjesë drejtorët e institucioneve shtetërore, përfaqësues nga biznesi, shoqëria civile dhe Media e shkruar rajonale dhe ajo radio televizive publike dhe private. -Z.Bello ka kërkuar nga të pranishmit një gadishmëri dhe solidaritet për monitorimin e situatës (është rritur kuota në lumin Devoll e Dunavec si rezultat i shirave të rënë ditët e fundit), sidomos në akset rrugore, rezervuaret, kanalet kulluese, emergjencat për shkarje dheu, etj, sipas situatës që do të paraqitet në vazhdim..... -Në këtë takim Prefekti Bello ka shprehur solidaritetin dhe mbështetjen, jo vetëm morale, por dhe materiale për banorët që rezikohen nga përmbytjet e reshjeve të shiut në veri të vendit. Institucioni i Prefektit me kontributin financiar të punonjësve të tij ka vënë në dispozicion 450.000 lek në Nr. e llogarisë të çelur nga Qeveria shqiptare. Gjithashtu Ai ka bërë apel për të gjithë njësitë e qeverisjes vendore të Qarkut të Korçës, për të kontribuar financiarisht nga fondi rezervë i tyre për zbutjen e fatkeqësisë të banorve të zonës veriore të vendit. Ai ju bërri thirje dhe biznesit, fondacioneve, OJF-ve dhe banorve të rajonit, që përveç mbështetjes morale të ndihmojnë dhe materialisht.